Gjakmarrja ekzekutohet ne mes te rruges 28-vjecari Prroni
Artan CENA
SHKODER - Gjakmarrja ka tronditur Shkodren kur nje i ri eshte vrare ne mes te qytetit. Ngjarja e rende ndodhi rreth ores 1300 te dites se djeshme. Viktime e plumbave ka mbetur 28-vjecari Dritan Prroni dhe autori i ngjarjes i arrestuar eshte Mark Prroni. Sic eshte bere e ditur nga burimet zyrtare te policise ne kete ngjarje ka mbetur i plagosur dhe nje kalimtar i rastit. Pasi ka qelluar per vdekje shenjestren e tij Mark Prroni eshte larguar me vrap duke hedhur dhe armen ne toke. Por ai eshte ndjekur nga nje oficer policie i cili e ka kapur dhe per disa momente eshte perleshur me autorin e vrasjes. Arma eshte sekuestruar ndersa dyshohet se vrasja eshte nje gjakmarrje pasi xhaxhai i viktimes kishte vrare ne vitin 2007 vellane e autorit te ngjarjes se djeshme.
NGJARJA
Nje i ri u ekzekutua ne rrugen pedonale diten e djeshme ne Shkoder. Burime zyrtare nga policia lokale thane se ngjarja ka ndodhur rreth ores 1300. Sipas tyre ne kete kohe eshte marre nje telefonate se ne lagjen Vasil Shanto te qytetit ne nje nga rrugicat e kesaj lagjeje ne vendin e quajtur Gjuhadol eshte vrare me arme zjarri Dritan Prroni 28 vjec banues ne Shkoder. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policie te cilet jane vene ne ndjekje te autorit dhe si rezultat i nderhyrjes se shpejte dhe ndjekjes eshte bere e mundur qe rreth 100 metra larg vendit te krimit te neutralizohet dhe arrestohet ne flagrance autori i ngjarjes se bashku me armen e krimit tip pistolete qe e kishte hedhur pak me pare. Ai eshte Mark Prroni 21 vjec banues ne fshatin Botic rrethi Malesi e Madhe. Nga veprimet e para hetimore sipas policise rezulton se viktima pasi u qellua nga Mark Prroni ka munduar ti shmanget atij dhe ka tentuar te hyje ne nje lokal privat aty prane ku dhe ka mbetur i vdekur.
PLAGOSJA
Gjate ketij krimi ka mbetur dhe nje person i plagosur. Burime zyrtare nga Policia e Shkodres thane se si pasoje e kesaj ngjarjeje ka mbetur i plagosur pa rrezik per jeten nje banor i kesaj lagjeje. Ai eshte plagosur ne kohen kur po kalonte rastesisht ne ate zone. I plagosuri eshte 59-vjecari me inicialet L. M. Ai ka marre plage ne kembe dhe eshte derguar menjehere ne Spitalin rajonal Shkoder ku po merr ndihmen e duhur mjekesore. Policia tha se po punohet per zbardhjen e plote te rrethanave dhe motivit te krimit. Dosja me materialet ne ngarkim te Mark Prronit i ka kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprat penale te vrasjes me dashje plagosje me arme zjarri si dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.
9 Tetor 2010