Procesi i votimit kalon pa incidente
Procesi i votimit ka nisur
normalisht në Strugë
dhe pa incidente, edhe
pse mjetet e propagandës
dhe posterat kanë qenë
prezente në afërsi të vendvotimeve,
por duket se nuk janë bërë
pengesë për të bllokuar ecurinë e
procesit. Nga 78 vendvotime,
vetëm dy prej tyre kanë nisur me
të paktën dy orë vonesë për shkak
të kushteve të motit. Në fshatrat
Modric dhe Persovjan, votimi
është çelur me vonesë, pasi
ndonëse kanë mbërritur baza
materiale dhe kutitë e votimit,
bllokimi i rrugëve nga dëbora ka
shkaktuar vonesën e komisionerëve.
Këta dy fshatra të thellë
edhe pse me një numër të vogël
votuesish kanë mundur të votojnë
për kandidatin e preferuar
dy orë më vonë se të tjerët.
Prezenca e policisë në çdo
qendër votimi dhe ajo e vëzhguesve
ndërkombëtarë ka bërë
që procesi i të kalojë i qetë dhe
pa incidente, për më tepër që
nga ana e qeverisë maqedonase
janë parashikuar ndëshkime
tepër të rënda në një rast të tillë
me burgim të rëndë ndaj atyre që
cenojnë procesin zgjedhor. Nga
ana e partive maqedonase ka
qenë interesi që këto zgjedhje të
jenë demokratike, pasi në të
kundërt cenohet jo vetëm imazhi
i shtetit maqedonas, por edhe
integrimi evropian i tij. Në Maqedoni
është votuar dje me tri kuti,
një për kandidatin për President,
një për kryetarin e komunës
dhe një për këshillat komunalë
që votohen në proporcional.
Fletët e votimit në komunat me
popullsi shqiptare kanë qenë në
të dyja gjuhët shqip dhe maqedonisht.
Zëdhënësi i shtabit të
BDI-së në Strugë, Murat Lumani,
ka deklaruar se incidenti i vetëm
ka qenë ai i prezencës së një zëvendësministri
në afërsi të qendrave
të votimit në Llabunisht
dhe Oktis për të cilën është komunikuar
me komisionin komunal
zgjedhor për të shmangur
presionin ndaj votuesve. Ndërsa
për rrezikun që Struga të bjerë
në duar të maqedonasve Lumani
tha se do të mund të sigurohet fitorja
e kandidatit shqiptar në
raundin e parë, në të kundërt
duhet që të ketë një koalicion
mes partive për të mos humbur
komunën. Edhe për kryetarin e
shtabit elektoral të PDSH-së,
Syrja Rashiti, gjasat janë që në
një raund të dytë votat e shqiptarëve
të bashkohen, në
kushtet kur gara do të jetë jo
vetëm politike, por edhe për atë
se çdo entitet dëshiron të qeverisë
me Strugën.
Votuesit e Strugës janë shprehur
se duhet të ketë një dalje masive
në votim, në të kundërt
ndarja e votave në tri pjesë mund
të mos jetë e favorshme për shqiptarët.
Megjithatë, votuesit shqiptarë
kanë qenë optimistë në
deklaratat e tyre se dhe këtë herë
do të qeverisë një kandidat shqiptar.
Në zgjedhjet e kaluara në
Strugë, pjesëmarrja në votim e shqiptarëve
është konsideruar e
dobët. Dalja e tyre në votim ka
qenë 29 për qind. Në rast se
përsëritet i njëjti skenar në kushtet
kur votat e 22 marsit shkojnë në
tri pjesë, Struga rrezikon të qeveriset
nga maqedonasit. Në rast se
në raundin e parë nuk sigurohet
nga asnjë prej kandidatëve përqindja
e duhur dy kandidatët që
kanë marrë shumicën e votave
kalojnë në raundin e dytë zgjedhor.
Kusht është që në këto
zgjedhje të marrin pjesë 1/3 e votuesve
në listën e zgjedhësve që
ato të konsiderohen të vlefshme.
normalisht në Strugë
dhe pa incidente, edhe
pse mjetet e propagandës
dhe posterat kanë qenë
prezente në afërsi të vendvotimeve,
por duket se nuk janë bërë
pengesë për të bllokuar ecurinë e
procesit. Nga 78 vendvotime,
vetëm dy prej tyre kanë nisur me
të paktën dy orë vonesë për shkak
të kushteve të motit. Në fshatrat
Modric dhe Persovjan, votimi
është çelur me vonesë, pasi
ndonëse kanë mbërritur baza
materiale dhe kutitë e votimit,
bllokimi i rrugëve nga dëbora ka
shkaktuar vonesën e komisionerëve.
Këta dy fshatra të thellë
edhe pse me një numër të vogël
votuesish kanë mundur të votojnë
për kandidatin e preferuar
dy orë më vonë se të tjerët.
Prezenca e policisë në çdo
qendër votimi dhe ajo e vëzhguesve
ndërkombëtarë ka bërë
që procesi i të kalojë i qetë dhe
pa incidente, për më tepër që
nga ana e qeverisë maqedonase
janë parashikuar ndëshkime
tepër të rënda në një rast të tillë
me burgim të rëndë ndaj atyre që
cenojnë procesin zgjedhor. Nga
ana e partive maqedonase ka
qenë interesi që këto zgjedhje të
jenë demokratike, pasi në të
kundërt cenohet jo vetëm imazhi
i shtetit maqedonas, por edhe
integrimi evropian i tij. Në Maqedoni
është votuar dje me tri kuti,
një për kandidatin për President,
një për kryetarin e komunës
dhe një për këshillat komunalë
që votohen në proporcional.
Fletët e votimit në komunat me
popullsi shqiptare kanë qenë në
të dyja gjuhët shqip dhe maqedonisht.
Zëdhënësi i shtabit të
BDI-së në Strugë, Murat Lumani,
ka deklaruar se incidenti i vetëm
ka qenë ai i prezencës së një zëvendësministri
në afërsi të qendrave
të votimit në Llabunisht
dhe Oktis për të cilën është komunikuar
me komisionin komunal
zgjedhor për të shmangur
presionin ndaj votuesve. Ndërsa
për rrezikun që Struga të bjerë
në duar të maqedonasve Lumani
tha se do të mund të sigurohet fitorja
e kandidatit shqiptar në
raundin e parë, në të kundërt
duhet që të ketë një koalicion
mes partive për të mos humbur
komunën. Edhe për kryetarin e
shtabit elektoral të PDSH-së,
Syrja Rashiti, gjasat janë që në
një raund të dytë votat e shqiptarëve
të bashkohen, në
kushtet kur gara do të jetë jo
vetëm politike, por edhe për atë
se çdo entitet dëshiron të qeverisë
me Strugën.
Votuesit e Strugës janë shprehur
se duhet të ketë një dalje masive
në votim, në të kundërt
ndarja e votave në tri pjesë mund
të mos jetë e favorshme për shqiptarët.
Megjithatë, votuesit shqiptarë
kanë qenë optimistë në
deklaratat e tyre se dhe këtë herë
do të qeverisë një kandidat shqiptar.
Në zgjedhjet e kaluara në
Strugë, pjesëmarrja në votim e shqiptarëve
është konsideruar e
dobët. Dalja e tyre në votim ka
qenë 29 për qind. Në rast se
përsëritet i njëjti skenar në kushtet
kur votat e 22 marsit shkojnë në
tri pjesë, Struga rrezikon të qeveriset
nga maqedonasit. Në rast se
në raundin e parë nuk sigurohet
nga asnjë prej kandidatëve përqindja
e duhur dy kandidatët që
kanë marrë shumicën e votave
kalojnë në raundin e dytë zgjedhor.
Kusht është që në këto
zgjedhje të marrin pjesë 1/3 e votuesve
në listën e zgjedhësve që
ato të konsiderohen të vlefshme.