E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, Mediu:Prokuroria,kërkon të lajë duart nga tragjedia

Prokuroria kërkon të lajë duart duke çuar ish zyrtarët e ministrisë së mbrojtjes para drejtësisë. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Republikane dhe ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu. Mediu u shpreh në 60 minutshin temë të lirë në seancën e sotme plenare lidhur me thirrjen e tij dhe ish zyrtarëve të tjerë të ministrisë e mbrojtjes për çështjen e Gërdecit. Sipas Mediut hetimi i prokurorisë për çështjen e Gërdecit nga Prokuroria e Përgjithshme, është i motivuar politikisht. Mediu u shpreh se gjatë gjithë këtyre kohëve ka duruar akuzat e ngritura ndaj tij, për respekt të viktimave të tragjedisë, por shtoi se është i vendosur që të gjejë përgjegjësit e vërtetë të tragjedisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›