“Eksporti i energjisë do të kompensojë rënien e eksporteve”
11/02/2009 Bode i bën skaner politikave fiskale
Efektet e krizës globale po ndiqen me vëmendje nga Qeveria. Rënia e eksporteve, sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, do të kompensohet nga rritja e eksportit të energjisë. Pavarësisht problemeve në tregjet ndërkombëtare ka pasur një rritje të kënaqshme ekonomike në vend, e vlerësuar kjo edhe nga institucionet më të larta monitoruese ndërkombëtare. Madje edhe bankat tregtare kanë dhënë mjaftueshëm kredi për ekonominë vendase, gjë që është vlerësuar si pozitive nga ana e ministrit të Financave. Kjo i jep mundësi këtij dikasteri që të marrë në tregjet e huaja hua, për të mos rënduar sistemin bankar. Pritet që shumë shpejt një kredi prej 300 milionë eurosh të merret nga bankat e huaja, duke garantuar kështu edhe një sasi të konsiderueshme të monedhës së huaj në tregun shqiptar. Duke bërë një analizë fiskale të vitit që lamë pas ministri Ridvan Bode theksoi se reformat strukturore të ndjekura gjatë vitit 2008 kanë qenë një tjetër faktor që japin siguri për një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë. “Gjatë vitit 2008 u ndërmorën reforma të rëndësishme, si privatizimi i ARMO-s, përfundimi i kuadrit ligjor dhe u hap tenderi për privatizimin e operatorit të shpërndarjes së energjisë dhe përfunduan të gjitha përgatitjet për privatizimin e INSIG-ut”, - theksoi ministri. Në drejtim të lehtësimit të barrierave për biznesin, nga 166 licenca dhe leje që ekzistonin u hoqën 104 dhe vendi ynë është një prej vendeve me numër më të vogël të lejeve dhe licencave në Evropë. “Së bashku me krijimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit është ulur ndjeshëm koha e regjistrimit të biznesit, nga 42 në 1 ditë dhe në pagesë në më pak se një euro. Ndërsa, në kuadrin e partneritetit publik privat, janë dhënë me koncesion 27 hidrocentrale, ndër të cilët mund të përmendet hidrocentrali i Ashtës që arrin një investim mbi 120 milionë euro. Pra, të gjithë këto reforma tregojnë për një politik agresive të Qeverisë për të ndihmuar dhe lehtësuar bërjen e biznesit në vendin tonë”, - tha Bode. Rritja e shpenzimeve të personelit në vitin 2008, reflekton politikat e marra nga Qeveria për një rritje reale të pagave më 1 korrik të vitit 2008, në vijim të rritjeve të mëparshme. “Rritja e pagave në vitin 2008 është bërë e diferencuar në sektorët më prioritare të ekonomisë. Në sistemin shëndetësor ka një rritje të ndjeshme të pagave të punonjësve me rreth 14.9 për qind, në sistemin arsimor rritja e pagave të punonjësve është me rreth 13.9 për qind, shifër kjo e cila nënkupton një realizim të objektivave të Qeverisë së rritjes së pagave deri në dyfishimin e tyre në vitin 2009. Paga mesatare në sistemin arsimor tashmë është 40,530 mijë lekë. Rritja e pagave të punonjësve, për institucionet e tjera buxhetore është rreth 5 për qind”, - theksohet në analizën fiskale të vitit që lamë pas.