E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cosmote blen aksionet e fundit shtetërore të kompanisë AMC

12/02/2009  Shteti ka shitur aksionet e fundit që zotëronte në kompaninë AMC. Kompania greke Cosmote bleu pjesën e mbetur të aksioneve, prej 12,6 për qind pas tetë vitesh. Ajo ofroi shumën më të lartë prej 48.2 milionë eurosh. Katër kompani u përfshinë në procedurat e garës, nga të cilat Cosmote ofroi çmimin më të lartë prej 48.2 milionë eurosh. “Ne e konsiderojmë këtë shitje mjaft të suksesshme si dhe një provë e mëtejshme në besimin e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri, si dhe të momentit mjaft të mirë që po kalon ekonomia shqiptare. E gjitha kjo merr vlerë të dyfishtë, ndërsa ekonomia evropiane, por edhe e disa vendeve të rajonit po shfaq shenja të recesionit”, - tha Enno Bozdo. Në vitin 2000 u realizua shitja e 85 për qind e aksioneve të AMC te konsorciumi Cosmote/Telenor kundrejt një vlere prej 85.6 milionë dollarësh. Paketa prej 2.4 për qind e aksioneve u transferua për llogari të punonjësve të shoqërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›