"Gërdeci", Pinari: Ushtarakët nuk zbatuan urdhrat
Gjatë seancës në Gjykatën e Tiranës, Pinari u shpreh se Forcat e Armatosura nuk kanë respektuar vendimin e Këshillit të Ministrave, që përcaktonte që procesi i demontimit të bëhej në repartet e forcave të armatosura në kushte të rrepta ruajtje dhe sigurie si dhe urdhrat e Ministrit të Mbrojtjes, që përcaktonin qartë që procesi i demontimit të bëhet në repartin ushtarak të Gërdecit në kushte të rrepta sigurie.
Gjithashtu, ai tha se shpresonte që procesi të zhvillohej sipas ligjit, ndërsa akuzoi dëshmitarët, kryesisht ushtarakë për dëshmitë e tyre.
"është për të ardhur keq kur këta ish ose që janë ushtarakë të lartë e me detyra të rëndësishme komanduese, Gjeneralë, Kolonelë, Nënkolonelë, me detyra Drejtorë, Komandant Brigadash e Shefa Shtabi jo vetëm që nuk i kanë zbatuar urdhrat e Ministrit për detyra të rëndësishme ushtarake, bile pa e vënë fare në dijeni atë, por edhe para Gjykatës në mënyrë absurde po përdorin shprehjet "kështu menduam", "nuk kam dijeni për urdhrin"”, tha Ylli Pinari.