E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kamioni bie në humnerë, tre të plagosur rëndë

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë në rajonin e Elbasanit, pasi një kamion ra në një greminë me lartësi rreth 300 metra.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur Petresh, kur një çift së bashku me një person të tretë, kanë mbetur të plagosur.

Kamioni i drejtuar nga Arben Bejtja është përplasur me një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga I.G, 57 vjeç, nga Tirana. Kamioni ka rënë në greminë në një lartësi prej 300 metrash.

Drejtuesi i kamionit dhe drejtuesi i veturës së bashku me bashkëshorten e tij janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›