Kurum, memorandum bashkëpunimi me dy universitete
Afrimi i universiteteve me tregun e punës dhe prodhimin si dhe përfshirja e tyre në inovacion ishte qëllimi i një memorandumi mirëkuptimi që kompania Kurum bëri me fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit dhe univeristetin Epoka. Nisja e këtij bashkëpunimi është bërë me mbështetjen e ministrit të inovacionit Genc Pollo, i cili tha se raste të tilla duhet të ketë sa më shumë.
"Memorandumi i posanënshkruar ecën në këtë drejtim duke sjellë gjithmonë universitetet pranë prodhimit, pranë shërbimeve pra, në përgjithësi pranë tregut të puëns. Teknologjitë të cilat do të përqëndrohen, për të cilat palët nënshkruese do të bashkëpunojnë, janë rrugët se si ne mund ta zhvillojmë dhe modernizojmë ekonominë tonë, duke i mëshuar fort atij që është dhe duhet të mbetet rëfreni i vazhdueshëm, inovacioni", tha Genc Pollo, ministër i Iinovacionit dhe Teknologjise se Informimit.
Me këtë memorandum dy universitetet e përzgjedhura do të punojnë së bashku me KURUM për të hedhur në treg celikun sizmik. Ky produkt do të mundësohet duke shfrytëzuar teknologjitë më të fundit.
Adi Darsi < I mëparshmi