E Diel, 1 Nëntor 2026

PD kallëzim Tom Doshit, kërcënoi me vdekje Strazimirin

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë të martën kallëzimin penal ndaj Tom Doshit, deputeti i cili në seancën e 24 majit 2010 kërcënoi me vdekje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit.

Në dispozicion të organit të akuzës grupi demokrat do të vendosë, pamjet filmike që janë transmetuar në televizion duke i bashkangjitur dhe kallëzimin penal “kanosje për shkak të detyrës”, sipas nenit 238 te Kodit Penal të Shqipërisë e cila parashikon dënim edhe me heqje lirie.

Ne seancen e 24 majit, e cila shënoi dhe rikthimin e plotë të socialistëve në Kuvend, deputetët Strazimiri dhe Doshi patën një përplasje e cila do të kishte degjeneruar dhe në dhunnë fizike po të mos kishte ndërhyrë garda.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›