"Gerdeci", Prokuroria kerkon Henry Tomei

Shtetasi zviceran, Henry Tomei i njohu edhe me emrin Heinrich Thomet , nje nga personazhet me te lakuara ne tregun nderkombetar te armeve eshte ne listen e njerezve qe prokuroret kerkojne ta marrin ne pyetje.
Megjithese Prokuroria e Pergjithshme nuk dha asnje detaj mbi kete lajm, burime te besueshme prane Ministrise konfirmuan se ka derguar drejt Zvicres nje leterporosi, ku u kerkohet ketyre autoriteteve te mundesohet marrja ne pyetje e Henry Thomei.
Kjo leterporosi ka dergues kryesor organin qendror te akuzes. Por pervec kesaj nje tjeter leter-porosi eshte nisur drejt Qipros per te zbardhur transaksionet bankare te kompanise “Evdin LTD”, e identifikuar me seli ne kete vend.
Emri i zviceranit, Henry Tomey qe ne agjencite nderkombetare njihet si “zot i luftes” eshte permendur edhe ne deshmine e dhene nga Kosta Trebicka, i cili ka pohuar se zoti Tomei erdhi ne Tirane per te bere takime me pjesetare te "Meico", dhe ishte perfaqesues i “Evdin LTD”, e cila eshte nenkontraktore mes “Meico” dhe kompanise AEY, me pronar 22-vjecarin, Efraim Diverol.
Por prokuroret pohuan pak dite me pare se firma “Evdin LTD” eshte e regjistruar ne pronesi ne Henry Tomei, si e regjistruar ne Qipro dhe me numra kontakti ne Zenica te Bosnjes.
Ajo cfare kane ne ddosje prokuroret eshte jo vetem deshmia e Kosta Trebickes, por edhe shkresa te dy kompanive “AEY” dhe “Evdin LTD”, ku kerkohen nga “Meico” municione te kalibrave te vegjel me origjine dhe vite te ndryshme prodhimi.