Kuba shkarkon trajnerin Reinhold Fanz

Humbja e dyfishte e Kubes kunder “armiqve” amerikane ne eleminatoret e zones CONCACAF per boterorin 2010, ka sjelle shkarkimin e trajnerit te ishulloreve.
Reinhold Fanz ka lene stolin e kombetares per te marre nje detyre tjeter drejtuese ne federate, ndersa trajner i kombetares eshte emeruar Raul Gonzalez Triana, i cili ka qene ne krye te Kubes edhe gjate viteve te shkuara. Fanz e mori drejtimin ne muajin mars dhe ne te shkuaren ai kishte stervitur Hanoverin dhe Frankfurtin.
Kuba i ka humbur te katerta ndeshjet e para te grupit ku ben pjese, duke humbur mundesine per te enderruar nje kualifikim te mundshem per ne Afriken e Jugut. Ne humbjen e fundit te pesuar ne SHBA, dy lojtaret te kombetares u arratisen nga rezidenca per te kerkuar azil politik ne vendin e realizimit te endrrave.