E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat, Berisha: Kush e ka bërë veten kooperativist bujqësor të mos mërzitet

TIRANE - Në mbledhjen e radhës të qeverisë, kryeministri Berisha i kushtoi vëmendje pr/ligjit të pronave, duke theksuar se “kthimi i pronës është problem madhor edhe për vendet më të zhvilluara.’ Kryeministri nënvizoi se qeveria do të vazhdojë me vendosmëri të çojë përpara zgjidhjen e kësaj çëshjeje dhe t’u japë përgjigje problemeve të krijuara dhe të trashëguara.

“Ndonjëri që mërzitet nga aktet që lëshohen për pronën, i them se askush nuk duhet të mërzitet nëse e ka bërë veten kooperativist për të marrë prona, ka bërë një gabim fatal ai që ka mashtruar për një gjë të tillë. Kooperativë bujqësore në qendër të Tiranës nuk ka pasur kurrë. Askush nuk duhet të irritohet pse qeveria ndërmerr aktet administrative, pse qeveria është e përqëndruar në zgjidhjen e këtij problemi. Në këtë fushë po lëvizet me vendosmëri të madhe, me shpejt dhe më fuqishëm se në asnjë fushë tjetër, por kjo është një fushë e komplikuar.”- u shpreh kryeministri.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›