E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimi i Kompleksit Parlamentar, shpallet fitues projekti austriak

Tiranë- Projekti fitues për ndërtimin e kompleksit të ri Parlamentar në Shqipëri u shpall ai austriak Coophimelbau, me një unanimitet votash të Komitetit Shtetëror.

Në garë për këtë projekt ishin 3 firma, ajo franceze, austriake dhe italiane, të përzgjedhura nga juria e Komitetit Shtetëror mes 25 studiove që treguan interes.

Në fjalën e saj kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli deklaroi se korpusi i ri parlamentar do të jetë një monument i demokracisë ne vendin tonë.

Ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë. Është ky komitet që do të bëjë përzgjedhjen e projektit fitues. Siç është bërë e ditur në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet- tha Topalli.

Ndërkohë kryeministri Berisha në fjalën e tij shtoi se juria e ka dhënë verdiktin e saj dhe se kostoja s’duhet të përmbysë vendimin e jurisë. Ndër të tjera kryeministri Berisha u shpreh se ky është një projekt i rëndësishëm për Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.

Projekti austriak u shpall një vit më parë fitues nga një juri ndërkombëtare teksa rigaroi pasi vendimi vjet s’ishte përfundimtar.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ndërtimi i xhamisë së madhe, nis punën komisioni Tiranë: Komisioni për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë...
  2. Grupi Parlamentar i PS-së përjashton Kastriot Islamin Tiranë- Deputeti socialist Kastriot Islami u përjashtua sot nga grupi...
  3. Gazsjellësi, eliminohet Greqia, prioritet projekti shqiptar Mundësitë që Shqipëria të përfshihet në rrjetin ndërkombëtar të gazit...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›