E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, pranga trafikantit të femrave

Dje në orët e vona të natës është arrestuar në kufirin greko-shqiptar të Kakavijës, një shtetas shqiptarë 37 vjeç. Policia greke me anë të një deklarate lajmëroi se për shqiptarin e arrestuar ekzistonte një urdhërarresti i lëshuar pak kohë më parë nga gjykata italiane në Peruxhia.

Autoritetet italiane e akuzojnë shqiptarin për bashkëpunim në një organizatë kriminale, që merrej me shfrytëzim prostitucioni të detyruar të femrave nga Shqipëria në Itali. Për arsye hetimi nuk është bërë i ditur identiteti i personit të arrestuar.

Një ditë më parë, po në këtë pikë kufitare u arrestua një 24- vjeçar shqiptar, i kërkuar nga drejtësia belge.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›