E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Toka e Kishes, ne varesi te bashkise Lac"

Lac- Kryekomunari i Milotit reagon pas deklarates se kreut te bashkise se Lacit, Luigj Isufi, se siperfaqja e tokes per te cilen jane futur ne konflikt dy niperit e tij, Astrit e Ylli Vlashi dhe drejtuesit e Kishes se Shen Ndout, eshte ne varesi te komunes. Vlash Gega tha dje per gazeten "KJ" se te gjitha fondet per kete zone i merr bashkia e Lacit dhe jo komuna. "Eshte e vertete qe Kisha e Shen Ndout, gjendet ne territorin e komunes Milot sikurse thote Isufi, por kjo zone gjendet nen administrimin e bashkise prej kohesh, madje fondet per investimet i thith pikerisht bashkia dhe jo ne, si komune. Shiritin per ndertimin e rruges, e preu Luigj Isufi dhe jo une", sqaroi Gega. Ai pranon se midis vellezerve Vlashi dhe Kishes ka pasur konflikt per siperfaqen e tokes ku eshte ndertuar lokali, por mohoi qe te kishte kompetenca per te vepruar, si ne lejen e ndertimit apo dhenien e pronesise. Nga regjistrat ne komune, vertetohet se prej vitit 19993 vellezerit Vlashi kane pervetesuar nje dynym toke te shpyllezuar nga Kisha ne vitin 1990 dhe qe ishte ne pronesi te bashkesise fetare. Dy vellezerit u ndaluan pas konfliktit me priftin Mikel Pellumbaj, duke e kercenuar e prishur meshen.

A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›