E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, banorët padi të re, Gjykata e Lartë gjykim Mediut

TIRANE-Banorët e Gërdecit kanë depozituar në Gjykatën e Lartë padi të re kundrejt Ylli Pinarit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxollit dhe Ministrit të Mjedisit, Fatmir Mediu.
Duke shqyrtuar padinë, Gjykata e Lartë shpalli moskompetencën për gjykimin e cështjes ndaj Pinarit, Delijorgjit, Minxholit, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Një grup banorësh të Gërdecit akuzojnë të sipërpërpërmendurit për plagosje të rëndë nga pakujdesia.
Ndërkohë kjo Gjykatë pranoi për gjykim vetëm cështjen ndaj ish-ministrit e Mbrojtjes Fatmir Mediu, sot Ministër Mjedisi. Ndërkohë cështja për Pinarin, Delijorgjin, Minxolli i kalon automatikisht Gjykatës së Tiranës.
Vënia në lëvizje e Gjykatës së Lartë vjen menjëhere pas padisë se një grupi banorësh të Gërdecit të cilët akuzojnë të siperpërmendurit për plagosje të rëndë nga pakujdesia.

Kjo eshte padia e dyte qe banoret e Gërdecit dorezuan në Gjykatën e Lartë.
Pasi ka shqyrtuar padinë me akuzat përkatëse dhe listën e të paditurve, Kolegji i Gjykatës së Lartë shpalli moskompetencën për gjykimin e Minxhollit, Delijorgjit, Pinarit dhe Ngjecit, Këshillit te Ministrave dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Mësohet se ajo ka pranuar vetëm padinë për gjykimin e Fatmir Mediut, për të cilën pritet të vendoset më tej nëse do të ketë heqje imuniteti apo jo.

Gjykimi i dosjes “Gërdeci” në Gjykatën e Tiranës prej disa muajsh ndodhet në fazën e leximit të konkluzioneve përfundimtare të mbrojtjes. Deri tani është lexuar pjesa më e madhe e tyre, por ende gjykata nuk ka dëgjuar konkluzionet mbrojtëse të të pandehurve më kryesorë të këtij procesi, Mihal Delijiogji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli.
Në kërkesën e saj, lexuar para gjykatës më 1 nëntor, Prokuroria e Tiranës kërkoi deklarimin fajtor të të gjithë të të akuzuarve për shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec. Në pretencë akuza kërkonte burgim përjetë për të pandehurit Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.

Nga tragjedia e Gerdecit ne Vore, me 15 Mars te vitit 2008 humben jeten 26 persona, ndersa u plagosen 300 te tjere, kurse dhjetra banesa e biznese u shkkaterruan.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›