E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE diskuton sot për integrimin e Kosovës

BRUKSEL - Komisioni për politikën e jashtme në Parlamentin Europian diskuton sot një projektrezolutë për procesin e integrimit europian të Kosovës, të hartuar nga eurodeputetja Ulrike Lunacek, e cila është njëkohësisht raportuesja për Kosovën në PE.

Në draft rikonfirmohet që Kosova të përfitojë nga perspektiva e liberalizimit të vizave me përmbushjen e të gjitha kushteve dhe përshëndetet vendimi i Këshillit të BE-së, i dhjetorit të vitit të kaluar për të nisur dialogun për vizat.

Sipas axhendës zyrtare të publikuar ne faqen e internetit të Parlamentit Europian, diskutimi mbahet sot rreth orës 18:30, ndërsa nesër paradite Komisioni voton ndryshimet që i janë bërë draftit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›