E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci" behet nje muajsh

Nje dite me pare eshte mbushur nje muaj nga tragjedia e Gerdecit, qe deri tani i ka marre jeten 26 personave, nderkohe qe dhjetera te tjere jane ende te plagosur. Ne kete shperthim, qindra shtepi e biznese jane shkaterruar, duke sjelle dhe deme te medha ne vlera monetare. Nderkohe qe nje muaj pas shperthimit ne fshatin Gerdec dhe ne te tjeret perreth, qe jane prekur nga tragjedia, kane filluar qe njerezit te kthehen ne shtepite e tyre qe te nisin jeten, e cila u nderpre me 15 mars. Nga ana tjeter, Prokuroria e Pergjithshme, qe ka nisur hetimet diten e ngjarjes, eshte duke i vazhduar investigimet per ecurine e te cilave, hollesite nuk jane bere te ditur. Nderkaq, ne kete zone, per momentin ndodhen vetem nje numer i kufizuar ushtarakesh, te cilet jane duke pastruar zonen e kraterit. Por banoret e mbijetuar ne Gerdec apo fshatrat perreth kane shprehur pakenaqesi per kompensimet e demshperblimet, duke kerkuar vemendjen e shtetit per kete rast.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›