"Kthimi ne normalitet", Oketa zbret ne Gerdec
Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka bere dje nje inspektim ne zonen e demtuar nga shperthimi i municioneve qe ndodhi me 15 mars ne Gerdec. Sipas burimeve zyrtare, qellimi i ketij inspektimi ishte per te pare nga afer masat e mara dhe ecurine e operacionit "Kthim ne normalitet", i cili ka nisur te zbatohet qe me daten 2 prill 2008, ne te gjithe zonen e prekur nga kjo tragjedi. Ministri Oketa eshte pritur nga komandanti i Komandes se Mbeshtetjes, gjeneral brigade, Zija Bahja, dhe me pas u njoh nga drejtuesit e operacionit me detyrat qe po kryhen tashme ne zonen e demtuar. Kreu i dikasterit te Mbrojtjes eshte interesuar ne menyre te drejtperdrejte sidomos per pastrimin e zones nga municionet e mbetura, jo vetem ne krateret e shperthimeve, por edhe ne zonen jashte tyre, per pastrimin e te gjithe rrugeve te fshatrave te prekura nga tragjedia, si dhe te banesave dhe oborreve te tyre. Ministri Oketa, pasi pa nga afer zonen e prekur nga shperthimi, krateret e hapura dhe infrastrukturen e shkaterruar, eshte takuar dhe ka biseduar edhe me eksperte dhe ushtarake, qe po punojne per evitimin e pasojave dhe kthimin ne normalitet te kesaj zone te demtuar nga shperthimi i municioneve. Mesohet se ai ka lene porosi dhe detyra te tjera te rendesishme qe lidhen me forcimin e disiplines dhe pershpejtimin e puneve per realizimin ne kohe nga strukturat ushtarake te operacionit "Kthim ne normalitet". Nje vemendje e vecante i eshte kushtuar edhe masave te tjera mbrojtese dhe te sigurise gjate operacionit te demontimit ne krater. Shume shpejt do te behet edhe rrethimi me gardh i zones se demtuar nga eksplodimi ne Gerdec.
A.C
A.C