Ina Rama: Hetimet per Gerdecin vijojne
Nje muaj pas tragjedise se Gerdecit, Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, ka sqaruar se hetimet per tragjedine, qe mori jeten e 26 personave, vazhdojne nga ana e grupit hetimor. Por gjate paktit me ministrin e Brendshem, Bujar Nishani, drejtuesja e organit qendror te akuzes, ka mohuar te jape detaje ne lidhje me fazen e hetimit, duke sqaruar se, "do te behen te ditura vetem ne nje moment te caktuar". Gjate zhvillimit te ceremonise se nenshkrimit te nje urdhri, lidhur me percaktimin e detyrave te Policise Gjyqesore, Kryeprokurorja Ina Rama ka heshtur ne lidhje me hetimet e Gerdecit. Duke evituar t'u pergjigjet pyetjeve per zhvillimin e hetimeve nga ana e grupit hetimor, Rama ka sqaruar se te gjitha detajet do te behen te ditura ne nje moment te dyte. "Hetimet per tragjedine po vijojne. Hetime bejme cdo dite, por nuk mund te jap detaje rreth tyre", tha diten e djeshme Kryeprokurorja. Tre persona jane vene ne pranga per tragjedine e Gerdecit, ndersa dy te tjere, zyrtare te larte, jane marre nen hetim. Mbi 120 persona, zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes dhe punonjes te fabrikes, jane marre ne pyetje per tragjedine e Gerdecit, por deri me sot nuk dihet ende shkaku i ketij shperthimi. Nderkohe qe grupi i pare hetimor ka shpallur mos kompetence, pasi dyshonte qe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mund te kete konsumuar vepren e "shperdorimit te detyres". Pasi dosja i ka kaluar organit qendror te akuzes, po rishihet nga e para prej hetuesve. Jane marre deshmite e zyrtareve te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem rreth dijenise qe kishin per municionin dhe fabriken e demontimit.
R.C
R.C