E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci deshmon Selmanllari mohon lidhjen me Delijorgjin dhe Henrin



TIRANE - Pasi ka refuzuar disa here ti pergjigjet thirrjes se gjykates per tu paraqitur si deshmitar ne procesin e Gerdecit biznesmeni Rrahman Selmanllari eshte paraqitur ne seancen e djeshme i shoqeruar nga avokati Genc Gjokutaj. Selmanllari ka deshmuar ne procesin gjyqesor ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine e Gerdecit. Per rreth 10 minuta Selmanllari ka sqaruar trupin gjykues te kryesuar nga Ridvan Hado se nuk kishte dijeni per fabriken e Gerdecit. I thirrur ne cilesine e deshmitarit ai ka deklaruar se te pandehurin Mihal Delijorgji e njihte ne rrethana shoqerore pikerisht e kish njohur ne vende te ndryshme publike si kafe etj.
Deshmia
Nuk kam pasur marredhenie biznesi me te. Nuk me kujtohet fare emri i Patrik Henrit dhe nuk e di se kush eshte - ka deklaruar dje biznesmeni Selmanllari. Ne lidhje me te pandehurin Ylli Pinari deshmitari i ka pohuar trupit gjykues se e njihte ate thjesht si qytetar tiranas por nuk ka pasur asnje marredhenie biznesi me te. Nuk kam pasur asnje marredhenie biznesi me kompanine SAC dhe me sa mbaj mend nuk e di te kem pasur te bej me kete firme. Nuk kam qene ne dijeni te procesit te demontimit te municioneve ne Gerdec dhe nuk kam pasur asnje lloj angazhimi me te - ka sqaruar me tej Selmanllari. Pyetjes se prokurorit te ceshtjes se sipas nje shkrese administratori i firmes SAC Patrik Henri e autorizonte ate qe te shkonte ne Ministrine e Mbrojtjes dhe te firmoste kontraten per marrjen me qira te tokes ku do te ndertohej fabrika e Gerdecit deshmitari i eshte pergjigjur se nuk kishte lidhje fare me kete gje dhe nuk dinte asgje.
Procesi
Deshmia e biznesmenit pritet te jete mjaft e rendesishme pasi ai dyshohet se kane qene bashkortake me Mihal Delijorgjin te akuzuarin kryesor per tragjedine e 15 marsit 2008 ne shoqerine tregtare Green Power shpk. Gjate deponimit ne Prokurori Selmanllari ka mohuar kategorikisht te kete pasur marredhenie ne fushen e biznesit me Delijorgjin apo ta kete mik. Gjate dites se djeshme ka deshmuar dhe Shaqir Polici. Jam oficer ne Shtabin e Pergjithshem te FA-se ne sektorin e menaxhimit te informacioneve qe prodhohej ne kete institucion. Sektori im nuk merret me perpilimin e informacioneve por vetem me menaxhim. Informacionin e dergonim ne adresat perkatese dhe nuk e perpunonim - ka thene Polici. Procesi per Gerdecin konsiderohet si me i madhi ne historine e gjyqeve pasi gjykon 29 te pandehur qe per veprimet apo mosveprimet sollen shperthimin tragjik te 15 marsit 2008 ne fabriken e demontimit dhe cmilitarizimit te predhave e municioneve luftarake ne Gerdec ku humben jeten 26 persona u plagosen dhe lenduan 300 te tjere si dhe u shkaterruan apo demtuan 4000 banesa dhe biznese.

Deshmia e plote e Selmanllarit
Mihal Delijorgjin e njoh ne rrethana shoqerore e kam njohur ne vende te ndryshme publike si kafe etj. Nuk kam pasur marredhenie biznesi me te. Nuk me kujtohet fare emri i Patrik Henrit dhe nuk e di se kush eshte. Ylli Pinarin e njoh thjesht si qytetar tiranas por nuk kam pasur asnje marredhenie biznesi me te. Nuk kam pasur asnje marredhenie biznesi me kompanine SAC dhe me sa mbaj mend nuk e di te kem pasur te bej me kete firme. Nuk kam qene ne dijeni te procesit te demontimit te municioneve ne Gerdec dhe nuk kam pasur asnje lloj angazhimi me te.
Prokurori Sipas nje shkrese administratori i firmes SAC Patrik Henri ju autorizon ju qe te shkoni ne Ministrine e Mbrojtjes dhe te firmosni kontraten per marrjen me qira te tokes ku do te ndertohej fabrika e Gerdecit.
Selmanllari Nuk kam lidhje fare me kete gje dhe nuk di gje.
Prokurori Te zyra e punonjesit te firmes MEICO Spiro Sako eshte gjetur nje dokument i dates 15 maj 2007 ku dokumentohet marrja nga ana juaj si perfaqesues i SAC-it i tri arkave me municione per procesin e demontimit.
Selmanllari Nuk eshte e vertete nuk kam terhequr asgje.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›