E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagesat e shumta te demeve kompanite e sigurimeve rrisin cmimet



Niveli i larte i pagesave per demtime te prones se qytetareve por dhe mungesa e kujdesit nga keta te fundit ka bere qe cmimet e pagesave per sigurimet te rritet. Gati qe te gjitha kompanite private te sigurimeve ne vend kane rritur gjate muajit te fundit me disa per qind cmimet e sherbimeve dhe paketave te ndryshme asikurative qe ofrojne per klientet. Sipas eksperteve te ketij sektori shqiptaret vazhdojne te mbeten indiferente per te parandaluar kostot qe mund tju vijne nga fatkeqesite natyrore apo ngjarje te tjera te renda por nga ana tjeter edhe kur ata sigurohen perseri nuk tregojne kujdesin e duhur duke mos ulur nivelin e demeve ose aksidenteve nda te treteve. Megjithate perseri niveli i sigurimeve eshte teper i ulet dhe e rendit per kete Shqiperine vendin e fundit ne Europe. Por edhe pse ky vit ka qene i veshtire me permbytje dhe aksidente rrugore kjo nuk eshte reflektuar ne tregun e sigurimeve pasi te dhenat e fundit tregojne deri ne fund te korrikut 2010 numri i kontratave te sigurimeve te lidhura ka rene me 1465 per qind. Ka rene numri i kontratave si pasoje e renies se primeve te kartonit jeshil. Renia ka ardhur nga portofoli i sigurimeve ndaj aksidenteve dhe shendetit qe jane sigurime vullnetare. Po te analizohet ne vlere monetare kjo renie nuk perben as 0.5 per qind te primeve te te gjithe tregut pra edhe pse ka rene me gati 30 per qind numri i kontratave ne vlere ato jane rritur- u shpreh Rinald Guri drejtor i Statistikave dhe Kerkimeve ne Agjencine e Mbikeqyrjes Financiare.

Cmimet
Shqiperia duke qene vendi i fundit ne Europe per sa i perket kultures se sigurimit te jetes dhe prones eshte per pasoje edhe vendi me cmimet me te lira te paketave siguruese. Kompanite e sigurimeve ofrojne per cilindo individ ose subjekt cmime dhe paketa mjafte interesante dhe te leverdishme duke nisur qe nga jeta shendeti prona e deri te gjerat me te imta. Por mungesa e informacionit te publikut nga njera ane por dhe angazhimi i ulet i kompanive private per te bere sa me shume publicitet dhe per te informuar mbi ate cka ato ofrojne ben qe shume te mos e dine. Edhe pse kete vit pagesa per demet nga aksidentet per automjetet eshte rritur serish ky nuk ka qene motiv qe te rriten primet per sigurimet e detyrueshme. Megjithate tregu ka njohur rritje per grupin e sigurimeve te jetes nje rritje kjo prej 15 per qindesh.

Tregu
Tregu i sigurimeve eshte ne renie. Te dhenat zyrtare nga Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare konfirmuan se per 6-mujorin e pare te ketij viti tregu i sigurimeve ra me 2.15 krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Renia eshte me e theksuar ne aktivitetin e jo-jetes qe ka pesuar nje renie vjetore me 3.3 nderkohe qe aktiviteti i sigurimit te jetes eshte rritur me 7.8. I vetmi sektor qe ka pesuar nje rritje te ndjeshme me rreth 86 eshte veprimtaria e risigurimit por per shkak te peshes se ulet specifike nuk ka ndikuar shume ne rezultatin e pergjithshem te tregut. Akoma me negative jane te dhenat per sa i takon numrit te kontratave qe per gjashte muajt e pare te vitit pesuan renie me 15.4 krahasuar me gjysmen e pare te vitit 2009. Edhe ne numrin e policave renia me e theksuar verehet ne aktivitetin e jo-jetes ku tregu ka rene me afro 18 nderkohe qe ne veprimtarine e sigurimit te jetes numri i kontratave eshte rritur me 13. Ndersa vlera e primeve bie ajo e demeve rritet. Per gjashte muajt e pare te ketij viti vlera e demeve ishte pak me e larte se nje miliard leke me nje rritje prej 30.5 krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ne aktivitetin e jetes demet u rriten me 28 ndersa ne ate te jo-jetes me 30.5. Raporti mes demeve dhe primeve eshte rritur ndjeshem dhe ka arritur ne 25 nga 19 qe ishte ne gjysmen e pare te vitit te kaluar.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›