E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidaturat per ne Gjykaten e Larte Becaj kerkon seriozitet



TIRANE - Kryetarja e Gjykates se Larte shfrytezoi ceremonine e betimit te anetarit me te ri Mehdi Bici per te kritikuar kryetarin e shtetit dhe Kuvendin per zvarritjen e vazhdueshme ne emerimet e gjyqtareve te rinj. Perzgjedhja e kandidaturave dhe vendimmarrja per te plotesuar edhe tre vendet vakante kerkon angazhim serioz e pergjegjesi te larte por rastet e perseritura qe kjo gjykate lihet me vende vakante per nje kohe te gjate na detyrojne ti bejme apel Presidentit te Republikes dhe Kuvendit te Shqiperise per ti kushtuar vemendjen e duhur e gjetjen e mirekuptimit parimor per plotesimin e vendeve vakante te krijuara qe prej 2 majit 2009 e ne vazhdim ne Gjykaten e Larte - deklaroi Becaj. Me pas ajo i kujtoi Topit dhe Parlamentit se ky eshte nje detyrim kushtetues qe duhet plotesuar me pergjegjesi e ne kohen e duhur me qellim mirefunksionimin e detyres sone permbushjen e misionit per gjykim te drejte dhe te shpejte.
Deklarata e Becajt u be dje perpara trupes gjyqesore te Gjykates se Larte ndersa u zhvillua ceremonia e betimit te gjyqtarit te ri Medi Bici qe mori nje mandat 9-vjecar. Anetari me i ri i Gjykates se Larte u betua solemnisht se do ti qendroje kurdohere besnik Kushtetutes se Republikes se Shqiperise ligjeve ne fuqi duke respektuar rregullat e etikes profesionale. Gjyqtari Bici fillon mandatin e tij 9-vjecar ne plotesim te vendeve vakant te krijuara pas mbarimit te mandatit te gjyqtareve Perikli Zaharia Evgjeni Sinoimeri Irma Bala dhe daljes ne pension nga gjyqtari Spiro Spiro.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›