E Diel, 1 Nëntor 2026

Rimbursimi i TVSH-se Tatimet u kthejne bizneseve 6 miliarde leke



Administrata tatimore ka kthyer rreth 18 miliarde leke me shume per bizneseve vendase gjate tete muajve te pare te vitit per rimbursimin e TVSH-se. Ky problem i hershem sidomos per eksportuesit shqiptare duket se ka nisur te permiresohet. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave vetem per muajin gusht jane rimbursuar 580 milione leke ose sa dyfishi i gushtit te vitit te kaluar. Biznesit ne periudhen 8-mujore i eshte rimbursuar nga buxheti i shtetit rreth 6 miliarde leke TVSH-e kundrejt 1.8 miliarde leke qe jane rimbursuar ne te njejten periudhe te vitit 2009. Roli proaktiv i taksave vijon per te mbeshtetur dhe ndihmuar me likuiditet biznesin per te gjitha ato biznese qe kane pasur te drejte per te perfituar rimbursimin e TVSH-se. Kerkesat per rimbursimin e Tatimit mbi Vleren e Shtuar jane gjithsej per 7 miliarde leke dhe 6 miliarde jane rimbursuar- ka bere te ditur pak dite me pare ministri i Financave Ridvan Bode. Sipas te dhenave te Tatimeve ne total gjate gjithe vitit 2008 jane rimbursuar rreth 2.4 miliarde leke per TVSH-ne. Rimbursimi kryhet sipas ligjit 30 dite kalendarike pasi te jete bere kontrolli financiar. Por shpesh ka pasur biznese qe prej me shume se 10 muaj nuk e kishin marre rimbursimin edhe pse ju ishte bere kontrolli financiar pas deklarimit te TVSH-se. Ndihmesen kryesore e ka dhene ndryshimi i skemes se rimbursimit. Ne baze te skemes se re administrata tatimore eshte e detyruar te rimbursoje TVSH-ne per sipermarresit brenda nje muaji ose ne te kundert do te zbatohet parimi heshtja eshte miratim. Sipermarresit do te plotesojne formularin dhe do ta nisin ate por nuk do te derdhin asnje takse derisa te arrihet shuma e TVSH-se. Performance pozitive krahas tatimeve kane realizuar edhe doganat. Keshtu administrata doganore tejkaloi ne muajin gusht programin e saj me 187 milione leke dhe realizoi 10 per qind me shume te ardhura ne krahasim me gushtin e vitit 2009. Ndryshimet e ligjit per rimbursimin e TVSH-se se bizneseve u propozuan nga vete administrata tatimore dhe MF-ja. Tatimpaguesit ne rast kur gjykojne qe jane te vonuar nga administrata tatimore pa te drejte do te nderpresin pagesen e cdo lloj detyrimi tjeter ne buxhetin e shtetit. Me kete mase thjesht do te reduktohen ne maksimum barrierat administrative. Rimbursimi i TVSH-se ne kohe per shume biznese me ndryshimet e reja te ligjit zgjidh barrierat per kategorine e eksportuesve. FMN-ja kerkoi qe gjate periudhes se krizes te beheshin perpjekje maksimale per rimbursimin e shpejte te TVSH-se per disa kategori specifike te biznesit qe u perballen me veshtiresi likuiditeti.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›