Gërdeci, dëshmon ish-drejtori i Logjistikës

Zhvillohet seanca e radhës për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën Tiranës. Ish-drejtori i Logjistikës, Bardhyl Hoxha tha në dëshminë e tij se në 26 dhjetor të 2006-ës, kompania SAC kërkoi demontimin.
"Jam thirrur në zyrën e Ardian Mullait, ish sekretarit të përgjithshëm në Minsitrinë e Mbrojtjes. Po ashtu kam takuar edhe Ylli Pinarin", theksoi ai.
Të pranishëm në seancë janë dy prej të pandehurve, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari dhe ish-drejtori Teknik i fabrikës, Dritan Minxolli.
Në një nga dëshmitë e tij, Pinari ka rrëfyer se gjithçka është bërë konform rregullave dhe se për punën që bëhej janë zbatuar urdhrat e Ministrisë së Mbrojtjes.
Tragjedia e 15 marsit shkaktoi 26 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur.