Bruksel, Buzek: Stabiliteti politik, mjaft i rëndësishëm
Pas presidentit të Bashkimit Evropian, Van Rompi, shefi i qeverisë shqiptare i ka bërë ftesë kreut të Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek për të vizituar së shpejti Shqipërinë. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, Buzek tha se viti 2010 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi vendi mund të marr statusin e vendit kandidat për në BE dhe njëkohësisht të arrijë liberalizimin e vizave. Ndërsa lidhur me situatën politike në vend, Buzek tha se stabiliteti politik është mjaft i rëndësishëm, duke u shprehur se forcat politike duhet të bashkëpunojnë për reformat e mëdha. BE do të mbështesë palët politike në Shqipëri dhe është e rëndësishme të arrihen rezultate të mira, tha Buzek.
Ndërsa lidhur me liberalizimin e vizave, shefi i Parlamentit Evropian bëri të ditur se për Shqipërinë do të krijohet një subkomitet për të mbikqyrur vendin. “Shqipëria ka një status tjetër që është më afër se vendet e tjera në marëdhëniet me BE, ju akoma se keni statusin e vendit kandidat, por jeni në një pozicion të favorshëm”, tha ai.
Ndërsa kryeministri Berisha, është shprehur se qeveria e tij është e përkushtuar për të vijuar me reformat. Ndërkohë shefi i qeverisë shqiptare i ka shprehur ngushëllimet e tij, zotit Jerzy Buzek për humbjen e presidentit polak, Leh Kazinski.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e enjte , 15 prill 2010 ) < I mëparshmi