E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga Brukseli: Opozita të bëhet pjesë e integrimit

Nga Brukseli, kryeministri Sali Berisha, i beri thirrje opozites qe te behet pjese e procesit te integrimit. Thirrjet e shefit te qeverise vijne nje dite pasi ai dorezoi pyetesorin per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian e pasi u angazhua para zyrtareve europiane per gjetjen e nje zgjidhjeje rreth krizes politike ne vend.

"Ajo që është jashtëzakonisht dhe që dua të theksoj është që procesi i integrimit kërkon që të gjitha forcat politike të dëshmojnë me vepra dhe jo me fjalë përkushtimin e tyre ndaj këtij projekti madhor të të gjithë shqiptarëve. Uroj dhe shpresoj që opozita të bashkangjitet dhe të luajë rolin e saj shumë të rëndësishëm në këtë proces së bashku me maxhorancën, kjo është thirrja ime", deklaroi Berisha.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›