E Hënë, 2 Nëntor 2026

TIMS, Xhons: Shqipëria, shtet ligjor me institucione të pavarura

Ne takimin e Konsorciumit Nderkombetar qe u mbajt ne Tirane zv.ambasadorja amerikane Debora Xhons deklaroi se Shqiperia eshte një shtet ligjor që funksionon plotësisht, me institucione të pavarura të policisë, prokurorëve, gjykatësve dhe gjykatave. Sipas saj, sistemi i Menaxhimit Total të Informacionit (TIMS), sponsorizuar nga Shtetet e bashkuara, është një shembull i shkëlqyer i një sistemi të dhuruar, për të cilin Ministria e Brendshme është duke marrë përgjegjësi të plotë.

Sistemi është instaluar në çdo pikë ndërkombëtare të kalimit të kufirit në Shqipëri për të ofruar kontroll në kohë reale të më shumë se 4.5 milionë kalimeve të kufirit çdo vit. “TIMS aktualisht është në fazat e fundit të financimit nga qeveria amerikane dhe duhet bërë çdo përpjekje për të siguruar transferimin e suksesshëm të përgjegjësisë për operacionet dhe mirëmbajtjen e këtij sistemi kritik”, deklaroi Debora Xhons. Sipas saj, policia e Shtetit ka siguruar arritje të rendësishme vitet e fundit.

Ajo ka rritur nivelin e profesionalizmit dhe tani po fillon t’i shërbejë publikut ashtu si kërkohet. “çdo oficer policie duhet të kuptojë se çfarë kërkon ligji, pse zbatimi i plotë i ligjit është i rëndësishëm për suksesin e Policisë së Shtetit dhe se si oficerët e policisë duhet t’i kryejnë detyrat e tyre pa ndërhyrje politike”, theksoi zv/ambasadorja amerikane ne Tirane.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›