E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci", dëshmon kreu i bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili

Kryetari i Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili ka dëshmuar në seancen e radhes ne gjyqin per Gerdecin. Ai tha se pak ditë para shpërthimit, institucioni i tij i kishte nisur një shkresë Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer repartin e Gërdecit në terren sportiv.

Kryetari i Bashksië së Vorës theksoi para trupit gjykues se nuk kishte dijeni për aktivitetin që kryhej atje, pasi kjo nuk ishte kopetence e tij. Per shperthimin e 15 Marsit, Ismaili deklaroi se për ngjarjen ishte njoftuar në telefon. Kryetari I bashkise se Vores ne deshmine e tij theksoi nuk ka asnje person te pademshperblyer dhe se 25 milionë euro u ndane për 4 mijë familje e biznese te demtuar nga shperthimi ne fabriken e demontimit te municioneve ne Gerdec.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›