E Diel, 1 Nëntor 2026

Kartoni i kuq, Bakajzhgënjen Hanoverin

TIRANE- Ndonjëherë mjafton një moment për të vënë në dyshim gjithçka ke bërë në karrierë. Ka ndodhur kështu me Elis Bakajn, një prej lojtarëve më të mirë shqiptarë, por që në ndeshjen e Champions League kundër Sherifit të Tiraspolit doli me karton të kuq në minutën e 68-të.

Lojtari i Dinamos goditi me bërryl mbrojtësin e Sherifit Vranjes dhe arbitri suedez i takimit i tregoi menjëherë të kuqen. Në tribunën e stadiumit ditën e mërkurë kanë qenë edhe të dërguarit e klubit të Hanover 96 në Gjermani, të cilët duhet të ndiqnin nga afër fantazistin shqiptar, për të cilin interesohen prej disa muajsh.

E megjithatë, ai moment i ka lënë ata tërësisht të pakënaqur, duke vënë në dyshim transferimin e Elis Bakajt në klubin e Bundesligës. Një nga të pranishmit në stadium të mërkurën bën të ditur se zyrtarët e Hanoverit u habitën tej mase nga gjesti i lojtarit dinamovit.

Një gjë e tillë është lehtësisht e kuptueshme. Edhe pse mund të luash mirë në kampionatin shqiptar, vitrina për transferimet jashtë kufijve mbeten ndeshjet ndërkombëtare, aty ku Bakaj tregoi një mungesë pjekurie 4 ditë më parë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›