"Gërdeci" dhe pasiguria nga rreziqet
Tragjedia e Gërdecit tregoi edhe njëherë se pasiguria në Shqipëri ndodhet gjithmonë pranë nesh. Rreziqet janë të pranishme në çdo moment. Një repart dhe depot e tij 10 kilometra në afërsi të kryeqytetit shqiptar shpërthyen mesditën e 15 marsit, gjatë procesit të çmontimit të predhave. Shpërthimet e së shtunës plagosën të paktën 250 persona dhe shkatërruan qindra shtëpi rreth 10 kilometra larg Tiranës. Mijëra ndërtesa të tjera u dëmtuan. Nga shpërthimet ranë pemë dhe në zonë ka ende kafshë të ngordhura për shkak të copërave të predhave. Por a ishte e siguruar përgjegjësia e shoqërisë që kryente këto demolime, qoftë ndaj palëve të treta, por dhe ndaj të punësuarve? Përgjigjja është: JO. A kishte detyrime kontraktore ku të parashikohej sigurimi për dëmet që mund t‘u shkaktoheshin palëve të treta nga kjo shoqëri apo shtetit vetë, dëmet që mund t‘u shkaktoheshin punonjësve nga aksidentet në punë? Të gjitha këto përgjegjësi, në rast se do të ishin detyruese për t‘u siguruar, dëmet financiare të shkaktuara, që për fat të keq janë në disa miliona euro, do të mbuloheshin më lehtë.
Pse janë të domosdoshme për të qenë të detyrueshme sigurimi i përgjegjësive ndaj palëve të treta, sigurimi i aksidenteve dhe shëndetit në punë, sigurimi nga humbjet e biznesit dhe përse shteti duhet të ketë kontributin e tij si rregullator? Ato që vihen re sot janë rritja në vazhdim e shkallës së rrezikut; shkalla e ulët e sigurimit të përgjegjësive të bizneseve; përballja me humbje të mëdha të palëve të treta apo vetë bizneseve. Dëmet nga katastrofat mund të jenë një përqindje e lartë e Prodhimit të Brendshëm Bruto apo Buxhetit Vjetor të Qeverisë dhe mund të ndikojnë tejet negativisht në rritjen ekonomike të vendit.
Objektivat dhe nevojat ku duhet të bazohemi janë:
-Rritja e shkallës së mbrojtjes së konsumatorëve, qytetarëve;
-Zhdëmtimi i palëve të treta për të gjitha humbjet financiare të shkaktuara nga këto biznese;
-Ruajtja e stabilitetit financiar dhe rritja e efektivitetit të vetë bizneseve, qytetarëve, por dhe të vetë shtetit;
-Ndikimi në qëndrueshmërinë financiare të vendit prej ngjarjeve të përmasave të mëdha;
-Kërkesa për likuiditet menjëherë pas ngjarjes;
-Zhvillimi i vetëdijes për rrezikun dhe inkurajimi i përballimit sa më lehtë.
Por, të gjitha tipat e sigurimit të përgjegjësisë janë të lidhura ngushtë me fushatën informuese për bizneset dhe zbatimin e kushteve teknike të punës nga këto biznese. Shoqëritë e sigurimit ofrojnë mbulime në sigurim, që biznese të ndryshme, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tyre në përputhje me kriteret dhe rregullat teknike, mund të shkaktojnë në mënyrë të gabuar dëme materiale dhe shëndetësore. Pra, qëllimi i kontratave të sigurimit të ofruara nga shoqëritë e sigurimit është transferimi i rrezikut, duke zëvendësuar pasigurinë me sigurinë.
Format kryesore të sigurimit të përgjegjësisë janë:
-Sigurimi që rrjedh nga mosplotësimi i një detyrimi të marrë përsipër në një kontratë dy ose më shumëpalëshe dhe mosplotësimi i detyrimit kontraktor sjell detyrimin për kompensim dëmi;
-Sigurimi nga përgjegjësia për shkaktimin e dëmit jashtëkontraktor, i parashikuar dhe në nenin 608 të Kodit Civil, pjesa e detyrimeve.
Shpërblimi i dëmit të përgjegjësisë ndaj palëve të treta ka si burim të tij shpërblimin e dëmit të shkaktuar në personin ose pasurinë e palës së tretë, në mënyrë të paligjshme dhe me faj. Sigurimi i përgjegjësisë publike mbulon dëmet shëndetësore dhe dëmet materiale. Kufijtë e dëmshpërblimit mund të përcaktohen në aktet ligjore dhe nënligjore apo në kushtet e licencimit të subjekteve që ushtrojnë një veprimtari në Republikën e Shqipërisë.
***
Sigurimi i aksidenteve në punë është një tjetër produkt i sigurimit të përgjegjësisë që mbulon paaftësinë e përhershme, paaftësinë e përkohshme apo vdekjen e të aksidentuarit në punë, që rezulton nga një aksident, ngjarje e papritur, e paparashikuar, që ndodh në një moment dhe vend të caktuar dhe mund t‘u vijë në ndihmë punonjësve në çdo sektor të biznesit. Në sigurimin e përgjegjësisë të punëdhënësit mbulohen në sigurim aksidentet e punonjësve në punë dhe sëmundjet profesionale.
Sigurimi i përgjegjësisë (sidomos ai jashtëkontraktor ndaj palëve të treta) dhe ai i aksidenteve në punë, janë pra produkte që duhet të përfshihen në shumë sfera, si në ndërtim, në funksione apo shërbime publike, në transport, në çdo lloj biznesi që mund të shkaktojë dëme te konsumatorët, në prodhimet e mallrave ushqimore dhe industriale, që është përgjegjësia e produkteve, ajo publike etj.
Në rast se një biznes do të ishte i siguruar nga përgjegjësitë ndaj palëve të treta, të gjitha humbjet e shkaktuara, qoftë materiale apo shëndetësore do të mbuloheshin nga siguruesi, bazuar kjo edhe në dispozitat e parashikuara në Kodin Civil (shkaktimi i dëmit jashtëkontraktor). Sipas kontratës së sigurimit të përgjegjësisë, çdo subjekt i cenuar në të drejta dhe interesa të ligjshme personale e pasurore nga fakti i paligjshëm, ka të drejtën subjektive, për të kërkuar dëmshpërblimin e dëmit pasuror e jopasuror, të pësuar nga shoqëria e sigurimit që ka marrë në sigurim përgjegjësinë.
***
Është shteti ky rregullator që mund të minimizojë apo të ulë koston e këtyre katastrofave apo tragjedive të tilla, si ajo e Gërdecit, duke vënë detyrime ligjore apo nënligjore, me qëllim sigurimin e këtyre përgjegjësive. Thelbi i tipave të sigurimit të përgjegjësisë që propozohet të jenë obligatore ose gjysmëobligatore, siç funksionon në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, është të veprojnë si një mekanizëm i transferimit të rrezikut dhe të japin një kompensim financiar për humbjen e pësuar në rast shkaktimi të një dëmi. Sigurimi nuk e shmang rrezikun, por përpiqet të japë një mbrojtje financiare ndaj pasojave të mundshme. Faktin se sigurimet janë stimuluese të zhvillimit të bizneseve e treguan dhe dëmet e shkaktuara në tragjedinë e 15 marsit 2008, ku shumë biznese të mesme dhe të vogla ishin subjekte të mbulimit në sigurim nga shoqëritë e sigurimeve dhe iu mbuluan të gjitha dëmet e shkaktuara.
Mbetet detyrë e institucioneve përkatëse shtetërore, që në një bashkëpunim më të frytshëm, me operatorët e tregut të zhvillojnë produkte sigurimi dhe të përfshijnë detyrime ligjore të sigurimit të përgjegjësisë, kryesisht ato publike.