E Shtunë, 31 Tetor 2026

?Gërdeci?, dorehiqet Maks Haxhia

Procesi për tragjedinë e ?Gërdecit? nuk ka mundur te zhvillohet edhe këtë te hënë. Shkak është bere dorëheqja e avokatit Maksim Haxhia, i cili mbron te pandehurin Mihal Delijorgji. Me një letër dërguar gjykatës, Haxhia sqaronte se e ndërmerrte këtë veprim pasi ne te gjitha seancat e deritanishme kishte konstatuar një qëndrim haptas ne shkelje te kushtetutës, konventës dhe kodit te procedurës penale. ?Këtë vendim e marr për te qetësuar ne radhe te pare ndërgjegjen time qytetare dhe padyshim ndërgjegjen profesionale duke mos u pajtuar me qëndrim tuajin i cili dhe përbën një precedent me pasoja jo vetëm për çështjen ne gjykim por edhe me gjere. Ky qëndrim i imi duhet te kërkoj te vlerësohet edhe si qëndrim për te eliminuar çdo keqinterpretim apo implikim te pozicionit tim edhe ne cilësinë e kryetarit te dhomës kombëtare te avokatisë,? thuhet ne letrën e Haxhise. Te njëjtin qëndrim me avokatin Haxhia mbajti edhe avokatja tjetër Elira Kokona, e cila u largua nga seanca pa pranuar te vazhdonte mbrojtjen e te pandehurit. Ndërsa vete i pandehuri Mihal Delijorgji me një prokure te posaçme kërkonte qe tashme te mbrohej nga avokati Gezim Veleshnja i cili kërkoi disa dite kohe për tu njohur me dosjen. Për me shume se tre muaj procesi për tragjedinë e ?Gërdecit? nuk ka mundur te zhvillohet dhe shkak është bere mungesa e avokateve dhe te pandehurve. Kjo situate ka ardhur qe pas refuzimit nga gjykata te lirimit te te pandehurve te arrestuar për te cilët avokatet pretendojnë se i kane kaluar afatet e paraburgimit.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›