Ndërron jetë aktorja Liza Vorfi

Familjarë, miq, kolegë dhe përfaqësues të lartë të shtetit kanë bërë homazhe për aktorën Liza Vorfi. Ata vlerësuan figurën e aktores si një nga personalitet më të mëdha të artit skenik. Edhe krerët e shtetit presidenti i Republikës, kryeministri dhe deputetë u kanë shprehur ngushëllime familjareve dhe të afërmeve. Sipas tyre, vdekja e Vorfit është humbje, jo vetëm për familjen, por për të gjithë artin dhe kulturën shqiptare. Si kreu i shtetit, ashtu dhe kryeministri theksuan rolin e veçantë të Liza Vorfit në themelimin e Teatrit Kombëtar. Aktorja u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.
Shpërndaje