E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", duel Mediu-Rama

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ishte ne "lufte" votash ne sondazhin e "Koha Jone" on line me kryetarin e Partise Republikane Fatmir Mediu. Me nje diference te ngushte votash, Rama ka dale i pari duke fituar "Personazhin javor" te www.kohajone.com. Kryetari i Bashkise se Tiranes mori 42.3 per qind te 3200 votave te javes qe u mbyll. Ai u pershendet per nismen "Marshim i heshtur". Ky ishte nje tubim pa fjale qe u organizua para disa ditesh me nismen e Rames, si nje manifestim ne shenje respekti ndaj viktimave te tragjedise se 15 marsit ne Gerdec. Ne shperthimet e municionit, te pakten 25 vete gjeten vdekjen dhe afro 300 mbeten te plagosur, disa prej te cileve ne gjendje kritike.

Kryetari i PR ka marre 41.8 per qind te votave te lexuesve qe klikuan ne sondazhin e "Personazhit javor". Mediu u vleresua per katin e doreheqjes si minister i Mbrojtjes. Ai e ndermori kete hap, pak dite pasi ne Gerdec shperthyen municione qe demontoheshin nga nje kompani private. Mediu vleresoi se akti i doreheqjes i jepte mundesi autoriteteve te drejtesise qe te kryenin nje hetim sa me transparent per ngjarjen. Aktualisht ne qeverine "Berisha", nuk ka asnje minister nga partia aleate qe ne Kuvend ka 11 deputete.

Presidenti i ekipit shkodran te futbollit, Valter Fushaj, eshte renditur i treti ne sondazhin e perjavshem te "Koha Jone" ne faqen zyrtare on line, www.kohajone.com. Fushaj grumbulloi votat, pasi u vleresua per nismen e tij kunder Federates Shqiptare te Futbollit. Presidenti i Vllaznise, i cili u rendit i treti ne sondazh, me 9.7 per qind te votave, kritikoi faktin se klubet e futbollit te Superliges jane perjashtuar pa afat nga ndeshjet ne arenen nderkombetare.

Personazhi i kultures ne sondazhin e javes qe u mbyll, ishte drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Beqir Meta. Ai mori 6.3 per qind te 3200 votave ne sondazhin on line. Meta eshte pergezuar per perpjekjet e tij per reformim te muzeut tone kombetar. Ai ne nje interviste per "Koha Jone", ka vleresuar se MHK duhet te jete nje institucion qe te demonstroje historine dhe qyteterimin shqiptar. ed.ku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›