E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje brune per Kristiano Ronaldon

Kristiano Ronaldo ka nje tjeter dashuri dhe kesaj here sulmuesi i Mancester Junajtid duket se e ka vene koken ne vend. Tani ka nisur gjuetia per brunen misterioze. Sipas gazetes portugeze "Coreio de Manha", nuk behet fjale per modelen bukuroshe 18-vjecare Mua Judaken, e njohur nepermjet internet. Eshte nje tjeter vajze, ajo qe ka pushtuar zemren e portugezit bukurosh. Midis te dyve, duke iu referuar te mirinformuarve, ka shperthyer dashuria me shikim te pare, aq sa Kristiano Ronaldo e ka sjelle te dashuren ne Lisbone, ne restorantin e njohur "Alcantara Café", per t'ia prezantuar miqve me intime. Per te zyrtarizuar historine e tyre duhet vetem dreka ne shtepine e te tijve, sepse e reja qenka transferuar prej kohesh dhe jeton me kampionin ne shtepine e tij ne Mancester. Gjuetia per zjarrin e ri te Kristiano Ronaldos ka nisur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›