E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci e Dabulla KLD hetim ne gjykate

Avokatet e 28 te pandehurve dhe gjyqtaret e lirimit te djalit te Dades nen verifikim

Apeli mediatik i Gjykates se Tiranes per shtyrjen e procesit gjyqesor te Gerdecit dhe deklaratat publike te Partise Demokratike per lirimin e djalit te deputetes Arta Dade jane degjuar nga KLD-ja e cila dje ka nisur nje inspektim duke sekuestruar procesverbalet e seancave gjyqesore per tragjedine dhe duke analizuar vendimin e lirimit per Alban Dabullen.

Arsyet e avokateve per mungese ne seancen e Gerdecit do te hetohen dhe ne fund pritet te kryhet nje raport i gjate dhe i gjere ndoshta edhe me rekomandime per masa disiplinore apo edhe per heqje te licencave te avokateve. U desh nje njoftim publik i gjykates me te madhe ne vend qe drejtesia te zgjohej me vonese per procesin gjyqesor te Gerdecit i cili po endet ne Gjykaten e Tiranes per me shume se dy vjet e gjysme. Avokatet edhe ne kete gjyq po luajne me afatet dhe justifikohen se jemi semure apo kemi probleme familjare. Alibite vijojne se ndodhemi jashte shtetit apo jemi jashte Tirane duke sjelle ne kete menyre edhe perfundimin e disa afateve te paraburgimit per disa te pandehur. Burime nga KLD-ja thane per gazeten Shqip se inspektimi do te vijoje per disa dite madje nepunesit e Keshillit do te marrin pjese sistematikisht ne proceset e ardhshme gjyqesore me perpjekje per te kuptuar arsyen e deshtimit te ketij gjyqi. Mesohet se inspektoret kane marre nga sekretaria e gjykates te gjitha procesverbalet e mbajtjes se seancave gjyqesore nga kolegji penal i perbere nga Ridvan Hado Fatmira Hajdari dhe Shefkie Demiraj. Te gjitha arsyet apo justifikimet e avokateve per mospjesemarrje ne seance gjyqesore do te hetohen dhe verifikohen per te saktesuar me pas se kush jane avokatet me problematike. Veprimi i KLD-se ka ardhur pasi ne 15 seancat e fundit gjyqesore avokatet jane bere shkak qe ky proces te deshtoje. Megjithese mbrojtesit ligjore e dine fare mire se gjyqi zhvillohet dy here ne jave respektivisht te henen dhe te premten ata nuk marrin pjese duke sajuar cfaredolloj arsyeje vetem e vetem qe klientet e tyre te lirohen nga burgu ku dhe mbahen pas tragjedise se Gerdecit. KLD-ja thote se do te veproje me dore te hekurt ndaj cdo emri avokati qe do te dale fajtor megjithate propozimi per masa konkrete duhet te merret nga ministria e Drejtesise. Kjo e fundit ende nuk ka ndermarre veprime per kete proces gjyqesor megjithese ne disa prononcime publike ministri i Drejtesise Bujar Nishani ka deklaruar se inspektoret e ministrise dhe KLD-se kane kryer dhe do te kryejne inspektime ne te gjitha proceset e rendesishme gjyqesore qe zhvillohen ne Shqiperi. Institucion tjeter qe nuk ka hapur gojen per keto shtyrje ka qene edhe prokuroria e cila problemet ligjore me kete dosje i ka pasur edhe gjate kohes nen hetim me disa zyrtare te larte.

Duket se shprehja cudia me e madhe ne Shqiperi zgjat tri dite ka gjetur zbatim ne tragjedine e Gerdecit. Megjithese ngjarja e vitit 2008 shkaktoi 26 viktima qindra te plagosur e mijera shtepi e biznese te shkaterruara ende drejtesia nuk e ka thene fjalen e vet. Kater persona mbahen te arrestuar dhe jane ne prag lirimi ndersa pjesa me e madhe e te akuzuarve te tjere kane vijuar normalisht punen. Disa prej tyre punojne ende ne ushtri ndersa te tjeret qe u liruan nga detyra pas ngjarjes kane filluar pune diku gjetke. Te vetmit qe duket se shqetesohen per kete ngjarje jane familjaret e viktimave te Gerdecit te cilet vijojne te interesohen per fatin e ketij procesi. Me kot jane munduar te fitojne demshperblime nga shteti apo kompanite private pasi asnje pergjigje nuk kane marre nga drejtesia shqiptare. Syte i kane hedhur nga Gjykata e Strasburgut megjithate problem mbetet se ceshtja ne Shqiperi ende nuk ka marre nje zgjidhje. Ndoshta Keshilli i Larte i Drejtesise per nga vete emrin qe mban mund te gjeje celesin qe ky proces te perfundoje per ti dhene pergjigje familjareve qe ende pyesin kush na i vrau te afermit tane.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›