Kontrabanda e naftes vijojne hetimet
Dosja
Akuza publike e ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti per kontrabanden e naftes virgin eshte nen hetim nga njesia Task-Force ne Prokurorine e Tiranes. Fillimisht eshte marre ne pyetje Prifti i cili ka pranuar se nese kjo akuze hetohet me perparesi do te dale hetimi i shekullit. Grupi hetimor ka sekuestruar dokumente dhe marre materiale nga nje sere institucionesh ndersa ende nuk ka marre ne pyetje nje nga personat e permendur nga deklarata publike e Priftit se ne kontrabanden e naftes virgin eshte e perfshire edhe Policia e Shtetit nepermjet zv.drejtorit Agron Kulici.
.