E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjaft proteste para zyres se Metes

Shoqeria civile

Levizja Mjaft do te protestoje sot ne mesdite perpara Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes per te kuader doreheqjen e ministrit Ilir Meta nisur nga videoja e publikuar ne Fiks Fare. Kjo levizje deklaroi dje se do te nise protesten ne oren 12.00 dhe ne te fton te gjithe qytetaret te marrin pjese. Me date 13 janar ora 1200 levizja Mjaft do te organizoje nje proteste butafori perpara Ministrise se Energjetikes per te kerkuar shkarkimin nga detyra te zv/kryeministrit njekohesisht minister i Energjetikes z. Ilir Meta. Kjo proteste vjen si pasoje e publikimit te nje videoje ne emisionin Fiks Fare ku ministri Meta rezulton i perfshire ne afera korruptive theksohet ne njoftimin per shtyp te kesaj levizjeje. Kjo e Mjaft-it eshte protesta e pare e qytetareve ne lidhje me kete afere te publikuar ne Top Channel dhe te botuar me pas nga pothuajse te gjitha mediat e perditshme ne vend. Neser Partia Socialiste pritet te vendose edhe nje program protestash ne lidhje me situaten e fundit ne vend. Kjo pritet te vendoset ne Asamblene e Pergjithshme qe do te mbaje kjo parti mbledhje kjo ku do te diskutohen edhe situatat e fundit politike ne vend.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›