E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga grabitësve, vodhën vëllezërit tregtarë

TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen se kanë grabitur me dhunë mbrëmjen e të martës dy biznesmenë nga kryeqyteti.

Të tre keta shtetas akuzohen se nëpërmjet dhunës, u kanë grabitur një shumë të konsiderueshme financiare vëllezërve Adriatik dhe Ardian Burgu.Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur të martën në mbrëmje në vendin e quajtur Kodra e Kuqe.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, njoftohet se janë arrestuar shtetasit Agron dhe Arben Nasufi si dhe bashkëpunëtori i tyre, Arben Gjonkolaj. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Agustin Nasufi, është gjetur dje një armë zjarri pushkë, mod.56, si dhe 336 copë fishekë mod.56, dhe një qese e zezë në formën e kapuçit, sende të cilat kanë shërbyer për të realizuar vjedhjen.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›