E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,arrestohen 9 persona për fallsifikim

Nën akuzën e "mashtrimit nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave", kanë filluar proçedurat penale për 9 shtetas, të cilët dyshohen se në mënyrë të paligjëshme kanë përfituar pension pleqërie. Sipas policisë shtetasit Sabire P. 44 vjeç, banuese në Peqin, Skënder S. 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, si dhe Z.M 71 vjeç, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për veprat penale të "falsifikimit të dokumentava" dhe "mitmarrje", me dokumenta të fallsifikuara për vitet e punës, kanë përfituar në mënyrë të paligjshëm pension pleqërie. Gjithashtu, nën këtë akuzë, specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e kryeqytetit, kanë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë materiale hetimore në ngarkim të shtetasve: Osman P.63 vjeç, Mine Q.47 vjeç, Qenan P. 44 vjeç, Ramazan K.58 vjeç dhe Sefer T. 54 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, Bërxullë e Bathore. Sipas burimeve të mësipërme, këta shtetas dyshohen të kenë falsifikuar dokumentat zyrtare,duke përfituar padrejtësisht pension pleqërie. Materialet në ngarkim të shtetasve, që do të hetohen në gjendje të lirë, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për hetime të mëtejshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›