Raporti i DASH, Culi e PSD-së: Kritikat realiste
PSD thotë se kritikat në raportin e DASH janë shqetësuese dhe si pjesë e opozitës i ka ngritur vazhdimisht. Diana Culi: Qeveria po fut vendin edhe në konflikt me partnerët tanë kryesorë dhe na byll dyert e integrimit evropian”
TIRANE- Partia Social Demokrate reagon ndaj raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe i cilëson si realiste kritikat, të cilat socialdemokratët, si pjesë e opozitës i kanë ngritur vazhdimisht. “Ne e kemi denoncuar dhe e denoncojmë klimën e dhunës dhe atë korruptive të qeverisë së Gërdecit” tha sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PSD, Diana Culi sot në një deklaratë për shtyp. Sipas Diana Culit raporti i përqëndron dhe i adreson kritikat e tij drejtpërdrejt qeverisë shqiptare për ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë, në problemet e pronësisë; në hetimin për Gërdecin; për ushtrim presioni ndaj medias; për klimë konfliktualiteti me institucionet e pavarura dhe të korrupsionit galopant.
“Ky është raporti më kritik i 18 viteve të fundit, i hartuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë ndaj një qeverie shqiptare. Gjithashtu raporti e konsideron problem të madh respektimin e të drejtave dhe aksesin per informacion të qytetarëve” tha në një deklaratë për shtyp sot socialdemokratja Diana Culi.
Ajo shkon më tej duke u shprehur se fakti që SHBA publikon një raport të tillë në fazën finale të anëtarësimit në NATO, dëshmon edhe një herë se ky anëtarësim është meritë e shqiptarëve dhe jo e qeverisë së sotme.
PSD shprehet e shqetësuar për faktin se raporti vjen në një kohë kur edhe BE shprehet jo i gatshëm për aplikimin si vend kandidat. “Na shqetëson sepse qeveria, përveç konfliktualitetit të brendshëm, e fut vendin edhe në konflikt me partnerët tanë kryesorë dhe na mbyll dyert e integrimit evropian” – deklaroi më tej në emër të PSD-së Diana Culi.
Për raporti për Departamentin Amerikan të Shtetit kanë reaguar gjatë ditës së sotme edhe parti të tjera të opozitës. Raporti u bë objekt debati mes opozitës dhe maxhorancës edhe në seancën e sotme parlamentare.
Departamenti Amerikan i Shtetit botoi dje raportin për të drejtat e njeriut për Shqipërinë për vitin 2008. Në këtë raport DASH konstatoi se në Shqipëri ka shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut. Raporti më tej vëren se qeveria shqiptar ndërhyn në institucionet e drejtësisë dhe ka penguar hetimet për tragjedinë e Gërdecit. Korrupsioni qeveritar mbetet problem serioz- vërehet në raport dhe se represioni ndaj mediave vazhdon, ndersa gjendja e burgjeve është e mjerë. Raporti përmend më tej shkelje në shumicen e komponenteve të të drejtave të njeriut.
(s.g/BalkanWeb)