Përkujtohet krimtaria e Angjelina Xharës

Arkivi i filmit përkujtoi krijimtarinë artistike të skenaristes Angjelina Xhara. Ajo kryesisht është e njohur si skenariste e dokumentarëve kulturorë, ku mund të përmendim, “Pikturat mesjetare shqiptare”, “Onufri”, “Veshjet Popullore” etj. Faktin që është marrë me dokumentarët kulturorë ajo e cilëson fat, pasi sipas saj ka qënë më e lirshme për të thënë atë që mendonte në profesionin e saj, ndryshe nga shumë të tjerë.
Xhara së fundmi ka shkruar një libër për artisten e popullit Margarita Xhepa. Pas përfundimit të librit Angjelina Xhara ka nisur të realizojë edhe dokumentarin e saj kushtuar Margarita Xhepës, një rikthim ky tek dokumentarët pas shumë vitesh. Xhara është vlerësuar me medaljen e Naim Frashërit dhe gjithashtu është zgjedhur ambasadore e paqes nga organizata ndërkombëtare e Paqes.