Gërdeci, familjarët:67 mijë euro ndihmanuk na u dhanë
TIRANE- Ndihmat e dhëna nga qytetarë, shoqata, institucione apo biznese të ndryshme për familjarët e viktimave të tragjedisë së 15 marsit 2008 në Gërdec, nuk kanë shkuar në duart e tyre. Pretendimi vjen nga shoqata e familjarëve të viktimave të Gërdecit e cila kërkon të dijë se ku kanë shkuar këto para. GSH boton sot kërkesën për informacion drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit Shqiptar, z. Petrit Beci dhe drejtorit të përgjithshëm të bankës "Credins", z. Artan Santo. Sipas letrës së nënshkruar nga kreu i shoqatës, Feruzan Durda, rezulton se, më 27 mars 2008, pak ditë pas tragjedisë, në TVSH është zhvilluar një emision me tematikë mbledhjen e ndihmave për familjet e viktimave. Në këtë emision janë arritur të grumbullohen afro 67000 Euro, sipas anoncimit të vetë drejtuesit dhe sinjalizimeve të regjisë, por që nuk kanë shkuar asnjëherë në xhepat e këtyre familjeve të dëmtuara. Zamira Durda, nëna e 6-vjeçarit Erison Durda, e cila ka qenë një nga pjesëmarrëset ne panel, tha se është interesuar disa herë se ku kishin përfunduar paratë, por i është thënë se janë mbledhur për të gjithë familjet e prekura nga tragjedia. Durda pretendon se në duart e saj apo të familjeve të tjera, që kanë humbur të afërmit në tragjedi, nuk ka mbërritur asnjë qindarkë. GSH shkruan se nëna që humbi fëmijën 6 vjecar është e vendosur për ta dërguar çështjen në gjykatë nëse nuk merr një përgjigje nga këto dy institucione.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)