Tre në pranga, rrahën policin rrugor
Rrahin një polic të qarkullimit rrugor, ndalohen tre persona. Policia lokale e Korçës bëri të ditur se janë arrestuar: 38-vjeçari Helidon Veisllari nga Maliqi, 28-vjeçari Florenc Veisllari nga fshati Libonik, si dhe Aurel Mat, 38 vjeç, nga fshati Sheqeras i Korçës. Sipas policisë, tre të arrestuarit akuzohen për goditje për shkak të detyrës në bashkëpunim ndaj punonjësit të policisë A. Vila, për fyerje për shkak të detyrës në bashkëpunim dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur. Tre personat e mësipërm udhëtonin me një automjet tip “Jeep” me targë KO7972A, kur janë ndaluar nga efektivi i policisë rrugore të Korçës, A.Vila, që kryente shërbimin në qytetin e Maliqit. Punonjësi i policisë ka ndërhyrë sepse tre të dehurit kanë krijuar probleme në qytet, por ata e kanë fyer dhe e kanë goditur me grushte e shqelma.
#