E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajtimi i fëmijëve me masa edukuese, pa infrastrukturë

Specialisti

Nuk është vetëm ky rast, fëmijë të tillë ka shumë. Problemi është i fëmijëve nën moshën 14 vjeç, sepse sipas ligjit ata klasifikohen si persona pa përgjegjësi ligjore.

Në kodin e procedurës penale, për fëmijët nën 14 vjeç gjykata parashikon masa të tilla si dhënia e vendimit për përdorimin e metodave edukuese, që këta fëmijë të përfshihen në një program riintegrimi. Aktualisht në vendin tonë nuk ekzistojnë institucione shtetërore apo nisma që të trajtojnë këtë grupmoshë me këtë lloj problematike. Problemi i këtyre fëmijëve është hershëm i njohur. Ata nuk kanë asnjë trajtim askund, nuk kanë përgjegjësi ligjore. Këtu as policia nuk mund të ndërhyjë t’i mbyllë ose t’i dërgojë në struktura të tjera. Për këta fëmijë masat ndëshkuese janë alternative, me punë apo me kushte të tjera. Por duke qenë se këta fëmijë janë nën 14 vjeç duhet gjetur një trajtim i veçantë. Këto probleme te një fëmijë nga pikëpamja psikologjike janë progresive në kohë dhe frekuencë, prandaj kërkojnë një trajtim të certifikuar dhe të specializuar.

Burimet kryesore të edukimit dhe trajtimit janë familja. Por ndonjëherë prindi zgjedh si rrugë dënimi dhe ndëshkimi dhunën. Shpeshherë prindi nuk e di që dhuna që ushtron ndaj fëmijës e fut atë në një rrugë më të keqe. Këtij fëmije i duhet modelimi pro shoqëror dhe pro rregullave që ka komuniteti.
Kështu veprimet jo të rregullta në moshë të mitur është një problem social, psikologjik me arsye sociale. Element të tillë psikologjik të një personi të tillë që kombinohen me mangësi në infrastrukturë ligjore bën që strukturat shtetërore të mos kenë mundësi të mbulojnë dhe mbështesin këto raste me trajtimin që gjykata kërkon për ta në rast se jep vendim me masë edukuese.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›