"Gerdeci" fut ne sherr Kuvendin
Rozeta Rapushi
Partia Socialiste kembenguli serish dje ne seance plenare qe Kryeministri Sali Berisha te jape sqarime per tragjedine e Gerdecit dhe Kuvendi te marre ne shqyrtim projektligjin per demshperblimin e te prekurve. "Ne kerkojme kalimin ne komisione te projektit tone per kompensimit te asaj tragjedie qe shkaktuat ju ne Gerdec. Me heshtje kjo tragjedi e krim shteteror nuk mund te mbulohet. Kerkojme qe Kryeministri te raportoje", tha kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj. Sipas saj, ceshtja nuk eshte zbardhur ende dhe nje tragjedi me permasa te tilla nuk mund te lihet ne heshtje. Por, per kryetarin e Grupit te Partise Demokratike, Astrit Patozi, Gerdeci po perdoret nga e majta si i vetmi kale beteje. "Ju nuk keni se ku te kapeni tjeter. Projekti qe keni sjelle per demshperblimin e banoreve eshte vetem se turpi juaj", replikoi Patozi, duke theksuar se kjo ceshtje tashme eshte zgjidhur. Sipas tij, PS nuk ka pse te behet qesharake me veten dhe Parlamentin, pasi ceshtja e Gerdecit eshte ezauruar se qeveria e trajtoi ne menyre shembullore. Debati vijoi nga deputeti socialist, Musa Ulqini, i cili kritikoi faktin se deri me sot nuk eshte bere asnje analize per tragjedine dhe mbi te gjitha s'ka dale asnje shpjegim per te. "Per ngjarje te tilla ka nevoje per analiza. Ka dy muaj qe ne kerkojme sqarime, e ju nuk i jepni. Nuk po shqyrtoni as kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit te ish- ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu", vijoi Ulqini. Kete here ne mbrojtje te qeverise, foli ministri i Brendshem Bujar Nishani. Sipas tij, ka nje prokurori qe po merret me hetimet dhe do te percaktoje natyren e ngjarjes. "Ju nuk prisni qe drejtesia te beje punen e saj. Tragjedine e Gerdecit, qeveria e trajtoi me se miri dhe reagoi menjehere. Madje mund te them se eshte rast i rralle. Ju vetem spekuloni", replikoi Nishani. Ministri theksoi se ekzekutivi menjehere pas tragjedise strehoi 560 personat e prekur dhe u krijoi kushte normale jetese. Madje, ministri permendi se qeveria vuri ne dispozicion nje shume prej 100 mije dollaresh per ceremonite mortore te viktimave. "Eshte turp te permendesh parate e varrimit, si beri ministri. Cdo shqiptari do i vinte zor te rinte ne qeveri per sa kohe qe ceshtja nuk eshte zbardhur", reagoi serish kryetarja Leskaj. Opozita u ankua dhe ndaj shtyrjes se gjate qe i eshte bere shqyrtimit te kerkeses se prokurorise per heqjen e imuniteti te ish-ministrit Fatmir Mediu.
Partite politike jane te gatshme te hapin dosjet per te pare se kush kane qene ish- bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, kerkoi dje llogari nga Kuvendi pse nuk po hapen dosjet. "Ne nuk kemi frike nga hapja e dosjeve, madje qe neser jam i gatshem te nisim diskutimet mbi kete ceshtje", u kunderpergjigj kryetari i Grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi.