E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Taksa per transferimin e tokes do te ulet menjehere"

Kryeministri Berisha ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te Partise Demokratike deklaroi se do te rishikohej edhe taksa per transferimin e tokes.

Duke iu referuar disa pronareve, te cilet thone se nuk i dalin dot zot tokes se tyre, pasi sipas tyre, i pengon shume taksa e vendosur per transferimin e tokes, kreu i qeverise premtoi se kjo ceshtje do te rishikohet, pasi kjo takse edhe mund te jete renduar me shume. "Ekziston edhe nje takse per transferimin, te cilen ne do ta rishqyrtojme. Ne rastin kur kjo takse i referohet diferences te vleres, ajo nuk eshte shume e rendesishme, por kur diferenca nuk vendoset, atehere kjo takse behet pengese. Edhe kjo ceshtje duhet te rishqyrtohet", deklaroi Berisha dje. Kreu i qeverise deklaroi se e kishte diskutuar edhe me ministrin e Financave, Ritvan Bode dhe se kishin dale ne perfundimin se duhej bere nje nderhyrje lehtesuese ne kete drejtim. Pak dite me pare kreu i qeverise Berisha deklaroi se ne muajt e ardhshem do te merreshin nje sere masash ne lidhje me ceshtjen e pronave te cilat do ti japin edhe nje hov te ri kesaj reforme te rendesishme. Po keshtu, pak dite me pare, u shkarkua edhe drejtori i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe u emerua nje drejtor i ri. F.M


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›