Referendumi per Kushtetuten, sot kerkesa ne KQZ
Komiteti per Mbrojtjen e Kushtetutes do te depozitoje sot ne Komisionin Qendror Zgjedhor kerkesen per organizimin e nje referendumi popullor. Keshtu, gjate mbledhjes se zhvilluar dy dite me pare, ky komitet miratoi nje kerkese qe do t'i drejtohet KQZ-se, lidhur me organizimin e nje procesi referendar per shfuqizimin e ligjit te amendimeve te Kushtetutes te realizuara me 21 prill ne Kuvendin e Shqiperise me votat e bashkuara te shumices se deputeteve te PS e PD dhe disa prej aleateve te tyre. Me pas i mbetet KQZ-se, qe t'i dorezoje KMK brenda afatit ligjor, formularet tip te nevojshem per mbledhjen e firmave nga qytetaret. Po sipas ligjit, per organizimin e nje referendumi qe kerkon shfuqizimin e nje ligji te miratuar ne Kuvend, duhet te mblidhen nje minimum prej 50 mije firmash. Nga ana e tij, kryetari i Komitetit per Mbrojtjen e Kushtetutes, Artur Zheji, nenvizoi bindjen se qytetaret do te firmosin shume shpejt formularet, duke shprehur edhe njehere vullnetin e tyre per referendum. "Ne perceptojme nje presion nga nje opinion publik gjithnje ne rritje, qe shpreh deshiren e organizmit dhe referendumit. Ne kete optike, cdo dige qe do te orvatej te pengonte kete vullnet popullor ne rritje do te ishte e deshtuar, do te qe nje dige prej kartoni", nenvizoi Zheji, lidhur me kete ceshtje. O.Xhilaga