E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ristrukturim i PD, zbrisni ne baze

Kryeministri Berisha, njekohesisht kreu i Partise Demokratike, mblodhi diten e djeshme ne nje mbledhje me dyer te mbyllura Keshillin Kombetar te kesaj partie. Burimet bejne te ditur se mbledhja, e cila zgjati me pak se nje ore kishte si teme kryesore nevojen e partise me te madhe te mazhorances per te forcuar deget dhe nendeget e saj ne te gjithe vendin. Ne fjalen e mbajtur nga kreu i qeverise, Berisha, u theksua nevoja e vizitave me te shpeshta te anetareve te ketij keshilli ne bazen e Partise Demokratike. Nga ana tjeter, Berisha kerkoi qe ne cdo rreth te vendit te vazhdonin fushatat per anetaresimet e reja ne PD. Keshtu Berisha u kerkoi anetareve te keshillit, po keshtu deputeteve dhe ministrave qe bejne pjese ne te qe te ishin ne nje kontakt sa me te vazhdueshem me deget dhe nendeget e Partise Demokratike ne te gjithe vendin. Sipas Berishes, kontakti i vazhdueshem me bazen dhe forcimi i degeve do te ishte i domosdoshem ne kushtet e ndryshimit te sistemit zgjedhor ne vend, nga mazhoritar i perzier ne proporcional, ne proporcionalin rajonal. Kreu i PD-se, Berisha shpjegoi se tashme qe nuk do te kishte me deputete, te cilet do te zgjidheshin ne menyre te drejtperdrejte nga populli i takonte degeve dhe nendegeve te PD-se te benin nje pune te madhe ne organizimin e simpatizanteve te kesaj partie ne te gjithe vendin. Sipas Berishes, fushaten te cilen kryesisht e benin kandidatet e zgjedhur per te perfaqesuar partine, tashme duhet ta bente vete dega dhe strukturat e tjera te partise te gjitha rrethet e vendit. Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Kombetar mesohet se jane ndare edhe grupet e punes sipas zonave, ne menyre qe te gjithe perfaqesuesit e PD-se te nisin takimet dhe turet e tyre ne baze per te shpjeguar edhe te militantet menyren e re se si ata duhet te procedojne ne kushtet kur nuk do te kene me nje deputet te tyre qe t'i perfaqesoje ne Kuvend.

Turi "Shqiperia ne NATO"

Kreu i qeverise, Berisha, prej nje muaji tashme ka nisur edhe turin e tij, "Shqiperia ne NATO". Keshtu, Kryeministri rezervon fundjavat per te shkuar ne zona te ndryshme te vendit per te treguar edhe arritjet e qeverise, te cilat u kurorezuan me marrjen e fteses per ne NATO ne samitin e Bukureshtit.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›