E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet per sot seanca e ekstradimit te Prudentinos

Vlore Italiani nuk pranon avokatin e caktuar nga gjykata

Shtyhet per sot seanca per marrjen e vendimit te ekstradimit per Albino Prudentinon i arrestuar per llogari te drejtesise italiane ku akuzohet per disa vepra penale. Serish shkak per shtyrjen e procesit eshte bere ceshtja e mbrojtjes se te pandehurit Prudentino. Ky i fundit ka refuzuar te perfaqesohet nga avokati i caktuar kryesisht Arjan Isufi sic eshte vendosur ne seancen e pak diteve me pare. Ai ka kembengulur se kerkon te mbrohet nga avokati Ferdinant Ndoi. Por gjykata nuk ka pranuar dhe pas nje nderprerjeje disaminuteshe ka vendosur qe italiani te perfaqesohet nga Matilda Jazaj.

Dje ne oren 1400 Albino Prudentino eshte paraqitur ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Vlores. Qe ne fillim te seances ai nuk ka pranuar te mbrohet nga Arjan Isufi dhe ka insistuar ne kerkesen e tij per tu perfaqesuar nga avokati Ndoi. Me pas avokati Isufi edhe pas kembenguljes se te pandehurit dhe familjareve te tij ka dhene doreheqjen nga ceshtja. Pas kesaj gjykata ka caktuar serish nje avokate kryesisht e konkretisht Matilda Jazaj se ciles i eshte lene afat 30 minuta per tu njohur me dosjen. Por ajo ka kerkuar me shume kohe dhe trupi gjykues vendosi qe seanca e radhes te zhvillohet ne oren 1400 te se martes per ti lene me shume kohe pales mbrojtese te njihet me ceshtjen. Sot pritet qe Gjykata e Shkalles se Pare ne Vlore te vendose per fatin e ekstradimit te bosit italian. Anetari i organizates Sacra Corona Unita u arrestua me 29 shtator ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore ku qendronte prej disa kohesh. Ai kishte ne pronesi biznesin Piazza Italia tek Uji i Ftohte ne Vlore ku benin pjese restorante xhelateri dhe dyqan embelsirash si dhe nje salle lojerash fati. Ne Tirane djali i mafiozit Albino Prudentino shtetasi Angelo Prudentino kishte aksione ne kompanite Casino Italia Betting System Albania dhe Bet Plus. Ai u prangos me urdher te leshuar nga Gjykata e Leces ne Itali per akuzat bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese.

Kerkesa e Prokurorise italiane ka mberritur ne daten 19 nentor te ketij viti ne Gjykaten e Vlores dhe permban te gjitha akuzat qe rendojne mbi 59-vjecarin. Nderkaq Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Vlore ka filluar procedimin penal ndaj Prudentinos per vepren pastrim i produkteve te vepres penale parashikuar si e tille ne nenin 287 te Kodit Penal Shqiptar. Ne kete kuader u be dhe sekuestrimi i pasurive te cilat kane rezultuar ne zoterim te familjes Prudentino dhe Ervis Gjecajt si dhe personave te trete te lidhur me ta. Paralelisht ne Vlore zhvillohen edhe seancat gjyqesore per zhbllokimin e pronave te Prudentinos ne Vlore dhe Tirane te cilat vazhdojne te jene te sekuestruara nga Prokuroria shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›